TIRANË | ERALDO FIZI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET SUBJEKT QË SHTYU XHUANA NIKOLLIN TË VRISTE VETEN ME FOSTOKSINË DUKE USHTRUAR DHUNË VERBALE DHE FIZIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Eraldo Fizi, me moshë 25 vjeç.

Ai konsiderohet i përfshirë në krijim kushtesh dhe rrethanash për vetëvrasjen e ish-bashkëshortes së tij, znj. Xhuana Nikolli, me të cilën ishte martuar në vitin 2025, por, ishte divorcuar para disa muajsh.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë fotoksinë.
Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments