TIRANË | ENDRI MEKSI (PRONARI I ENTIT MEDIATIK “MCN TV”) DENONCOI SE U KANOS ME ELEMINIM FIZIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Endri Meksi, pronar i entit mediatik “MCN TV” u kanos me eleminim fizik.
Sipas deklarimeve të tij, disa subjekte (meshkuj), të pajisur me armë dhe me shkopinj bejsbolli që qarkullonin me automjet të markës “Audi”, me ngjyrë të bardhë, pranë ambienteve të entit mediatik në fjalë, e kanosën me vdekje.
Ai është djali i ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Aleksandër Meksi.
Kumtohet se ngjarja e pretenduar si kriminale ka ndodhur në orët e vona të ditës së diel.
Në lidhje me rastin autoritetet po kryejnë veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments