top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR | U ARRESTUAN PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT DORJAN HASANDOÇAJ; GENTIAN XHANARI; DIONIZ HOTAJ; RIDVAN ZEFI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në radhët e Policisë së Shtetit strukturat vendore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë) arrestuan:

1- Inspektorin Dorjan Hasandoçaj.

2- Inspektorin Gentian Xhanari.

3- Inspektorin Dioniz Hotaj.

4- Punonjësin Ridvan Zefi, me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.


Ata konsiderohen të përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:

1- Shpërdorim i detyrës”, në lidhje me arratisjen nga vendi ku qëndronte me masë sigurimi “arrest në shtëpi” z. Hasan Verracaku (Ferracaku), i cili tashmë konsiderohet i përfshirë edhe në shkelje penale të parashikuar si:

a-Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, duke thyer kushtet e masës së sigurimit të shqiptuar me vendim gjykate.


Njoftim | Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë të Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e shtetasit H. F., ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", në mbikëqyrje policore, pasi është në hetim për veprën penale “Vrasja me dashje”, kanë konstatuar se ky shtetas ishte larguar nga banesa.


Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas.


Grupi hetimor dhe AMP vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetasit H. F., thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page