SHKODËR | HASAN FERRACAKU (VERRACAKU) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; U ARRATIS NGA BANESA KU QËNDRONTE ME MASË SIGURIMI “ARREST NË SHTËPI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Hasan Ferracaku (Verracaku), një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë, ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur, është arratisur nga banesa e tij në Shkodër.
Ai gjendej atje me masë sigurimi vetjake “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje të përhershme nga autoritetet policore vendore.
Atij i kishin mbaruar afatet e paraburgimit dhe për pasojë u la me masë sigurimi “arrest në shtëpi”.
Në ngjarjen kriminale ku ai konsiderohet i përfshirë mbeti i vdekur:
1- Z. Kujtim Ferracaku, me moshë 59.
2- Z. Edmond Gocaj, me moshë 38 vjeç.
3- Z. Xhovani Gocaj, me moshë 25 vjeç.
4- Z. Myzerim Zeneli, me moshë 20 vjeç.
Si të dyshuar të përfshirë në ngjarjen kriminale u shpallën në kërkim policor:
1- Z. Abedin Ferracaku.
2- Z. Shyqyri ferracaku.
3- Z. Besmir Ferracaku.
Motivi i ngjarjes kriminale lidhej me pretendimet e fiseve Ferracaku dhe Gocaj për një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments