FSHATI TAPI; KUÇOVË | KOSTANDINO ZIU U ARRESTUA; HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Fshati Tapi, Kuçovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kostandino Ziu, me moshë 27 vjeç.
Ndërsa, në fshatin Drenovicë, të Dimalit, arrestuan:
1- Z. Kadri Kallmi, me moshë 41 vjeç.
Njoftim | Kuçovë.
Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompleks”.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat.
Kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante armë zjarri automatik; vihet në pranga 41-vjeçari.
Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë; vihet në pranga 27-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal;
K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan:
1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments