top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “POSTOBLLOK”; KUÇOVË | AUTO-SALLONIT TË GËZIM SKËNDERAJT IU VENDOS LËNDË PLASËSE (DYSHOHET TRITOL).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Lagjja “Postobllok”, Kuçovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një sasi lënde plasëse (e dyshuar tritol) u vendos në auto-sallonin në zotërimin e:

a- Z. Gëzim Skënderaj (i gjendur në Njësinë Administrative Perondi).


Njoftim | Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.


Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Nuk ka persona të lënduar.


Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page