LAGJJA “1 MAJI”; KUÇOVË | ARMANDO PJETRI U ARRESTUA; GJYKATA E NAPOLIT I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 29 VJET BURG PËR TRAFIK DROGE NË KUADËR TË ORGANIZATËS KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 2 min read

Lagjja “1 Maji”, Kuçovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Armando Pjetri, me moshë 49 vjeç.
Njoftim | Berat.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”.
Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.
I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.
Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi.
Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.
Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga:
-shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. P., 49 vjeç;
-shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. P., në Itali.
Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments