top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUÇOVË | U ARRESTUAN LLAZAR NDREU; LUIS MARRA; DORIN DOKO; TREGTARË DROGE; (OPERACIONI I KODUAR “PROVA”).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
ree

Kuçovë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Llazar Ndreu, me moshë 33 vjeç.

2- Z. Luis Marra, me moshë 24 vjeç.

3- Z. Dorin Doko, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Berat.


Si rezultat i një hetimi 8-mujor, finalizohet operacioni policor i koduar “Prova”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste Cannabis në doza, në Kuçovë.


Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit.


Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.


Si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Kuçovë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Prova”.


Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., 33 vjeç, L. M., 24 vjeç dhe D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.


Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page