FSHATI BALLDREN; LEZHË | BASHKËSHORTËT KRESHNIK MUJECI DHE GENTJANA MUJECI MBETËN TË VDEKUR NË NJË SULM ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26
- 2 min read

Fshati Balldren, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se në një sulm me armë zjarri mbetën të vdekur:
1- Z. Kreshnik Mujeci.
2- Znj. Gentjana Mujeci.
Ai së bashkë me kushëririn e tij z. Jozef Mujeci, kanë qenë nën procedurë penale për vrasjen e:
1- Z. Genc (Gent) Pjetri (Mhillaj), ngjarje kriminale e ndodhur në muajin tetor të vitit 2016.



Njoftim Nr. 1 | “Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh.
Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua.
Lajmi është shumë i rëndë.
Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren.
Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”.
Kështu tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, gjatë një prononcimi mediatik.
Njoftim Nr. 2 | Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Njoftim Nr. 3 | Zbardhet brenda 12 orëve ngjarja e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 në fshatin Bushat Shkodër ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i vrasjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e autorit të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrit që të finalizohej me sukses operacioni policor për kapjen e shtetasit të kërkuar Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas u kap në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe, i fshehur në një banesë të braktisur.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments