QAFË-BUALL; BULQIZË | BURHAN GJOKA DHE DESTAN GJETA U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; MBETËN TË VDEKUR; NJË I TRETË NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 23
- 1 min read

Qafë-Buall, Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në Bulqizë; konkretisht, një automjet tip “Nissan”, me të cilin udhëtonin tre (3) veta, doli nga rruga.
Për pasojë, mbetën të vdekur:
1- Z. Burhan Gjoka.
2- Z. Destan Gjeta.
I plagosur mbeti:
1- Një qytetar gjeneralitetet e të cilit tash për tash mbahen konfidenciale, i cili, u dërgua për mjekim në spital; do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftim | Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur "Antena", në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip "Nisan", ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments