FSHATI VIÇISHT; BULQIZË | RASIM LIKA ME MOSHË 67 VJEÇ U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read

Fshati Viçisht, Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Rasim Lika, me moshë 67 vjeç, mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Njoftim | Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments