top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MAQITEVË; SUHAREKË | FAZLI NDRECAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET I LIDHUR ME SASINË PREJ 500 KG HASHASH TË SEKUESTRUAR NGA POLICIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 18
  • 1 min read
ree

Fshati Maqitevë, Suharekë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:

1- Z. Fazli Ndrecaj, me moshë 46 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt me rol kryesor i lidhur me një sasi hashashi prej pesëqind (500) kilogramësh të sekuestruar nga autoritetet vendore të hetimit penal, e gjendur në një objekt (stallë), e cila, konsiderohet se është pronë e tij.


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një granatëhedhës (mortajë prodhim kinez).

2- Një predhë.

3- Një armë gjahu e gjatë (krahu).

4- Një automjet bujqësor (traktor + rimorkio).

5- Pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim.

6- Një aparat telefonik i lëvizshëm.

7- Pesëqind (500) kg hashash.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page