RRUGA “DUBRAVË-MUSHTISHTË”; SUHAREKË | DASHNOR MUSTAFA DHE SKENDER DEMIRI (OSMANI) U ARRESTUAN NË LIDHJE ME VDEKJEN E PAJTIM OSMANIT NË VENDIN E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 2
- 1 min read
Updated: Sep 4

Rruga “Dubravë-Mushtishtë”, Suharekë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Dashnor Mustafa, me moshë 34-vjeçar, pronar i shoqërisë tregtare “Noli”.
2- Z. Skender Demiri (Osmani), me moshë 45 vjeç.
Ata konsiderohen përgjegjës për vdekjen në vendin e punës të:
1- Z. Pajtim Osmani, rreth orës 14:15, të datës 01.09.2025.
Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
2- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments