top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “NEBIH HODO KUQI”; SUHAREKË | BLERON KRYEZIU U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26
  • 1 min read
ree

Rruga “Nebih Hodo Kuqi”, Suharekë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Bleron Kryeziu.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në konflikt me dy subjekte (meshkuj) me mbiemër Kryeziu, rreth orës 19:50, të datës 25.08.2025.


Dinamika e konfliktit mes tyre pati si kulm të shtënë me armë zjarri në tokë nga i arrestuari.


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).

2- Një armë zjarri e gjatë (krahu).

3- Një gëzhojë.

4- Karikatorë.

5- Municion luftarak (disa fishekë).


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje”.

2- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page