FSHATI I PESHKIMIT LAPAKAHI | ATY KU DIKUR FSHIHESHIN SEKRETET E MJEKËSISË ME BAZË BIMËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2023
- 2 min read

Hauai, Amerikë | Duke qëndruar pranë një limani në bregun veriperëndimor të ishullit të Hauait, fshati i peshkimit Lapakahi, i cili është i rrethuar nga mure guri të zinj me llavë, dikur ishte shtëpia e brezave të peshkatarëve dhe fermerëve të njohur në të gjithë arkipelagun për mjeshtërinë e tyre të la‘au lapa‘au, ose të praktikës së mjekësisë tradicionale Havajane. “Lapakahi është një nga fshatrat më të ruajtura të këtij lloji në Hauai”,, thotë arkeologia e Parqeve Shtetërore të Hawait, Tresi Tam Sing (Tracy Tam Sing). Shumë fshatra peshkimi bregdetarë kanë humbur nga erozioni bregdetar, dhe nuk ka shumë vende të tjera si ai. Ajo vlerëson se në çdo kohë, në fshat, jetonin rreth 70 deri në 100 njerëz. Sipas historive gojore, këto shifra u rritën kur njerëz nga ishujt e tjerë udhëtuan në fshat për një ngjarje vjetore kushtuar la'au lapa'au. “Njerëzit erdhën nga të gjitha anët në Lapakahi për të mësuar dhe shkëmbyer njohuri rreth bimëve të dobishme”, thotë znj. Tam Sing. Vizitorë nga ishuj të ndryshëm madje ruanin banesat e tyre në fshat, banorët e fundit të të cilit jetuan atje deri në fillim të shekullit të njëzetë. Kolonët e parë ndoshta kanë bërë kanoet e tyre në Lapakahi rreth vitit 1350, kur udhëtarët më të hershëm nga Ishujt e Shoqërisë në atë që tani është Polinezia Franceze mendohet se kanë arritur në Hauai. Arkeologia Tam Sing thotë se fshatarët fillimisht u përqendruan në peshkim, por më në fund filluan të kultivojnë taro dhe patate të ëmbla në fusha larg vijës bregdetare. Ata gjithashtu derdhën ujë të kripur në gurë të zgavruar për të bërë kristale kripe, që ishin një artikull i rëndësishëm tregtar. Gërmimet u kryen për herë të parë në vend në fund të viteve 1960, dhe një ekip rivizitoi Lapakahi në vitin 2019, kur erozioni bregdetar kërcënoi disa nga strukturat e fshatit. Parku Historik Shtetëror Lapakahi përmban një shteg gjysmë milje të gjatë që i çon vizitorët përtej shumë vendeve, ose shtëpive, si dhe drejt një faltoreje peshkimi dhe rrënojave të strukturave që dikur përdoreshin nga fshatarët për të ruajtur kanotë. Mbetje të tjera të dukshme të jetës në Lapakahi përfshijnë kripërat e gurit, një shëmbëlltyrë të perëndisë së peshkimit Ku'ula, dhe një dërrasë guri, që përdoret për të luajtur një lojë të ngjashme me damin. Aty gjendet edhe vendin historik i emërtuar si “Parku Kombëtar Pu’ukohola Heiau”. Ai përmban një tempull, të ndërtuar në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë me urdhër të mbretit Kamehameha I (mbretëroi 1795–1819), i cili, bashkoi ishujt e Hauait në një. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments