FSHATI HAJDARAJ; LUSHNJE | SHKËLQIM HAJDARI DHE HASAN HAJDARI U ARRESTUAN; KALLASHNIKOV + KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 minutes ago
- 2 min read
Fshati Hajdaraj, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Shkëlqim Hajdari, me moshë 56 vjeç.
2- Z. Hasan Hajdari, me moshë 24 vjeç.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 56 vjeç dhe H. H., 24 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Hajdaraj, Lushnjë.
Shërbimet e Patrullës së Policisë kanë ndaluar në qytetin e Lushnjës automjetin që drejtohej nga shtetasi H. H. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak për të, që dyshohet se i posedonte 56-vjeçari.
Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sasinë e kokainës dhe automjetin.
Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo fushë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments