top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUSHNJE | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “DELISUFAJ-ÇUKAS”; MIRELA HASKAJ DHE FLORIJE XHEPA MBETËN TË VDEKURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 57 minutes ago
  • 1 min read
Mirela Haskaj
Pamje nga vendi i ngjarjes tragjike

Fshati Çukas, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur aksin rrugor “Delisufaj-Çukas”, mbetën të vdekura:

1- Znj. Mirela Haskaj, me moshë 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj.

2- Znj. Florije Xhepa, me moshë 53 vjeçe, drejtuese automjeti, banuese në fshatin Çermë.


Njoftim | Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet.


Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page