top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRUTJE E POSHTME; LUSHNJE | EMILJAN MËHILLI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
50m
2 min read

Krutje e Poshtme, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Emiljan Mëhilli, me moshë 45 vjeç.


Njoftim | Lushnjë.


Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”, goditen veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.


Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza, 1 armë gjahu dhe fishekë për të, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 aparat celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.


Vihet në pranga poseduesi i tyre. Ai u kap në flagrancë me 65 doza Kokaine, në automjet, të cilat i posedonte me qëllim shitjen.


Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë.


Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin ku banonte.


Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin:


-65 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë në total 156 gramë të kësaj lënde, 1 armë gjahu dhe 105 fishekë për të, 2 peshore elektronike, 1 aparat celularë dhe shuma parash (euro, lekë) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI THANASAJ; LUSHNJE | MADRID SULA U ARRESTUA.

Fshati Thanasaj, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Madrid Sula, me moshë 60 vjeç, me

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page