ELBASAN | ERVIS TIVARI U ARRESTUA; TRITOL NË AUTOMJETIN E ALBA DUHANXHIUT.

Krutje e Poshtme, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ervis Tivari, me moshë 43 vjeç, banues në Durrës.
Njoftim | Elbasan.
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vendos lëndë plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D..
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
Identifikohet dhe ndalohet njëri prej personave të dyshuar, shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.11.2026, rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, operacionin policor të koduar “Porosia”.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, deklarimeve të marra dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes dhe ndalimi i shtetasit:
E. T., 43 vjeç, banues në Durrës (i cili dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes).
Gjithashtu, u shpallën në kërkim policor shtetasit:
O. E., 36 vjeç; M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan; dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D..
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments