FSHATI GRUDË E RE; SHKODËR | U ARRESTUAN GJOVALIN SHEJA DHE KUJTIM SHEJA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR KRISTJAN SHEJA; 77 KG HASHASH + ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK.

Fshati Grudë e Re, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Polinomi” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gjovalin Sheja, me moshë 49 vjeç.
2- Z. Kujtim Sheja, me moshë 57 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Kristjan Sheja, me moshë 24 vjeç.
Njoftim | DVP Shkodër.
Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Polinomi 2”.
Sekuestrohen rreth 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme që i shërbenin veprimtarisë kriminale.
Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre, të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal që u godit gjatë operacionit “Polinomi”, i zhvilluar disa ditë më parë.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).
Vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments