top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUSHNJE | BLEDAR BUXHELI (ÇELO) U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 54 minutes ago
  • 2 min read
Bledar Buxheli (Çelo)

Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bledar Buxheli (Çelo).


Njoftim | Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast", për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier.


Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge.


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast".


Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit B. B. alias B. Ç., 48 vjeç, banues në Lushnjë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale "Trafik droge", të parashikuar nga Kodi Penal italian.


Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page