FSHATI FRASHËR; FIER | EMANILDA RAMA U ARRESTUA; KONSIDEROHET E PËRFSHIRË NË VRASJEN (MBYTJEN ME TEL) E TË ATIT ANESTI RAMA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24
- 3 min read
Updated: Jul 26

Fshati Frashër, Patos, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znjsh. Emanilda Rama, me moshë 26 vjeçe.
Ajo konsiderohet e përfshirë në vrasjen e të atit:
1- Z. Anesti Rama, me moshë 56-vjeç.



Njoftim | Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.
Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R., ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).
Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit.
Pas këtyre veprimeve, e reja ka njoftuar policinë.
Bëhet me dije se policia ka arrestuar 26-vjeçaren, ndërsa e ëma e saj aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.
Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
FSHATI ARAPAJ; ROSKOVEC | ÇLIRIM DOGANI U ARRESTUA; I PËRFSHIRË NË VRASJEN E ANESTI RAMËS I REKRUTUAR NGA DASHNORJA EMANILDA RAMA; JANË ARRESTUAR E BIJA EMANILDA RAMA DHE BASHKËSHORTJA VALBONA RAMA.

Fshati Arapaj, Roskovec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Çlirim Dogani, me moshë 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, i martuar, prind me tre fëmijë, me profesion drejtues i automjetieve të linjës së transportit publik.
Ai konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e:
1- Z. Anesti Rama.
Z. Dogani konsiderohet i lidhur sentimentalisht me znjsh. Emanilda Rama, e cila, ishte e fejuar tre herë.
E arrestuar është edhe:
1- Z. Valbona Rama, bashkëshortja e viktimës.
2- Znjsh. Emanilda Rama, me moshë 26 vjeçe, e bija e viktimës.
Z. Dogani është njohur me znjsh. Rama në rrethinat e Roskovecit, ku motra e saj është e martuar në fshatin Suk, dhe ku ai ushtronte profesionin e drejtuesit të automjeteve të transportit publik.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments