top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-DEPUTETI I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË ERVIN SALIANJI U LIRUA NGA BURGU ME VENDIM TË GJYKATËS SË FIERIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 1 min read
ree

Fier, Shqipëri | Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ervin Salianji, u lirua sot nga burgu.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier pranoi kërkesën e tij proceduriale penale për lirim me kusht, pas përmbushjes së dy të tretave të dënimit penal.


Kërkesa proceduriale penale për lirimin e e tij të parakohshëm u depozitua në Gjykatën e Fierit më 29.05.2025.


Pas disa shtyrjeve për shkak të mungesës së dokumentacionit nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier Gjykata pranoi kërkesën e tij bazuar në raportin pozitiv të vlerësimit të sjelljes nga IEVP Fier.


Z. Salianji u dënua penalisht për veprën penale të parashikuar si:

1- Kallëzim i rremë” - në lidhje me një audio-përgjim të botuar në vitin 2018, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, të Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i quajtur Agron Xhafaj, ishte i përfshirë në trafiqe ndërkombëtare lëndësh narkotike.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shqiptoi ndaj tij vendimin penal më 18 dhjetor 2019 dhe e dënoi me një (1) vit heqje lirie.


Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024.


Vuajtjen e dënimit penal ai e nisi më 27.06.2024.


Gjykata e Lartë, e Republikës së Shqipërisë, më 15.10.2024, refuzoi kërkesën proceduriale penale të tij për pezullimin e dënimit penal.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page