top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SEKTOR SEMAN; FIER | MIHALLAQ SHQEPA U GJET I VDEKUR (NË GJENDJE TË DEKOMPOZUAR) NË NJË ARË | PO HETOHET PËR VRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 1 min read
Z. Mihallaq Shqepa.
Z. Mihallaq Shqepa.

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kumtuan se:

1- Kufoma e z. Mihallaq Shqepa (banues në Fier, i cili, ishte shpallur në kërkim policor prej datës 12.07.2025, pas një kallëzimi nga vëllai i tij që raportonte zhdukjen e tij nga banesa) u gjet e dekompozuar.


Njoftim | Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.


Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.


Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.


Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page