top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI DAJÇ; LEZHË | ARBEN LEKA U ARRESTUA; QARKULLONTE ME MOTOMJET PA TARGA I ARMATOSUR ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 27
  • 1 min read
ree

Fshati Dajç, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arben Leka, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.


Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.


Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.


Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page