LEZHË: DËFRIM MATMUJA (BANUES NË FSHATIN BREGLUMË TË KUKËSIT) U ARRESTUA | PO TRANSPORTONTE ME AUTOMJET 6 EMIGRANTË EGJIPTIANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dëfrim Matmuja, me moshë 43 vjeç, banues në fshatin Breglumë, Kukës.
Njoftim | Në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shettasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Seksionin e Sigurisë së Autostradës “Milot-Morinë”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piloti”.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Milot-Morinë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin D. M., i cili po transportonte me automjet, 6 shtetas egjiptianë, me qëllim për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas organizonte dhe zhvillonte veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në fshatin Breglumë, Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë.
Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, Thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments