FSHATI BALLDRE I RI; LEZHË | DENIS HUTI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15
- 1 min read

Fshati Balldre i Ri, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Huti, me moshë 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, në Lezhë.
Njoftim | Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, operacionin policor të koduar “Coast Strike”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
D. H., 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në zonat brgdetare të Shëngjinit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments