FSHATI BORSH; HIMARË | HEKURAN ÇELAJ U ARRESTUA; SHTIU ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE NDAJ ERALD SHULLAZIT NGA KRUJA; ALBERT DOLLAKU U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 31
- 2 min read

Fshati Borsh, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Hekuran Çelaj, me moshë 42 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri automatike të:
1- Z. Erald Shullazi, me moshë 33 vjeç, nga Kruja, në një njësi private shërbim (bar-kafe), sot në mëngjes.
Shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Albert Dollaku.
Njoftim | Borsh, Himarë/Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, pas një konflikti të ndodhur në Borsh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments