FSHATI BEQIQ; VUSHTRRI | RABIE MEHMETI U GJET E VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 12
- 1 min read

Fshati Beqiq, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Znj. Rabie Mehmeti, me moshë 53 vjeçe, u gjet e vdekur.
Policia mori informacion nga bashkëshorti i saj, sipas të cilit:
1- “Bashkëshortja e tij ishte gjetur e varur me litar në një tra brenda stallës së zahireve (ushqimit) për bagëtitë”.
Kufoma e të ndjerës u dërgua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments