FSHATI BUZËLUMI (STANOVC I POSHTËM); VUSHTRRI | DRITON BEKTESHI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË TË BIRIT ILIR BEKTESHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29, 2025
- 1 min read

Fshati Stanovc i Poshtëm (Buzëlumi), Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Driton Bekteshi.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Ilir Bekteshi, me moshë 27 vjeç, më 27.07.2025.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Katër gëzhoja.
Njoftim | Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments