VUSHTRRI | SHUKRI DUMNICA U ARRESTUA; VJEDHJA E AUTOMJETIT TË AZIZ KALLUDRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 11
- 1 min read

Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shukri Dumnica.
Ai konsiderohet doras në vjedhjen e datës 09.08.2025, në fshatin Gllamnik, të një automjeti tip “VW Passat”, në zotërimin e:
1- Z. Aziz Kalludra.
Gjatë intervistimit policor ai pranoi vjedhjen e automjetit; Policia gjeti vendndodhjen e automjetit; ia këtheu pronarit të ligjshëm.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言