FRANCË | CHÂTEAU DU LUDE 🏰
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 16, 2023
- 1 min read

Francë | Château du Lude është një nga shumë kështjella të mëdha të Luginës së Loire (Vallée de la Loire) në Francë.
Kalaja ndodhet në komunën Le Lude, në departamentin Sarthe, në rajonin e Pays de la Loire, dhe qëndron në udhëkryqin e Anjou, Maine dhe Touraine.
Le Lude është kalaja më veriore e Luginës së Loire, dhe një nga kështjellat e fundit historike të rëndësishme në Francë, e banuar ende nga e njëjta familje, për 260 vitet e fundit.
Kalaja është dëshmi e katër shekujve të arkitekturës franceze, si një fortesë e shndërruar në një shtëpi elegante gjatë Rilindjes, dhe shekullit të 18-të.
Monumenti ndodhet në luginën e Le Loir.
Kopshtet e saj kanë evoluar gjatë shekujve.
Është një kombinim harmonik i dizajnit francez, dhe një peizazhi të stilit anglez, me një kopsht trëndafilash, topiarësh, një labirinth për një shëtitje botanike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments