FORCAT SPECIALE AMERIKANE SEKUESTRUAN NJË CISTERNË NAFTE PRANË BRIGJEVE DETARE TË VENEZUELËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane kanë ndaluar dhe sekuestruar një anije cisternë nafte të sanksionuar në brigjet e Venezuelës.
Anija cisternë, e quajtur ‘Skipper’, po lundronte nën një flamur të rremë”.
Kështu tha një zyrtar anonim amerikan për entin mediatik Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).
Burimi specifikoi se anija u sekuestrua për shkak të lidhjeve të mëparshme me trafikun e paligjshëm të naftës iraniane, dhe jo sepse ishte e lidhur me qeverinë venezueliane.
Zyrtari shtoi se një ngarkesë me naftë venezueliane ishte në bord në kohën e sekuestrimit.
Operacioni përfshinte dy helikopterë të operacioneve speciale që ishin nisur nga aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, të cilët transportonin dhjetë marins dhe dhjetë anëtarë të Rojës Bregdetare.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e pohoi lajmin mbrëmë.
“Siç ndoshta e dini tashmë, ne kemi sekuestruar një anije cisternë shumë të madhe nafte në brigjet e Venezuelës”, u tha ai gazetarëve.
Sekuestrimi mund ta bëjë shumë më të vështirë për Venezuelën eksportimin e naftës së saj, pasi transportuesit e tjerë tani mund të jenë më të pavullnetshëm për të ngarkuar ngarkesën e saj.
Disa anëtarë të Kongresit Amerikan kanë shprehur frikën e një konflikti të hapur me Karakasin pas sekuestrimit.
Senatori republikan Rend Poll (Rand Paul) i tha entit mediatik “NewsNation” se operacioni duket si fillimi i një lufte dhe kritikoi administratën e Presidentit Tramp (Trump), duke e akuzuar atë se po shkon nëpër botë duke kërkuar përbindësha dhe kundërshtarë dhe duke filluar luftëra.
Përfaqësuesi Demokrat Kris Kuns (Chris Coons) tha se ishte thellësisht i shqetësuar që Presidenti Tramp (Trump) po na fut në gjumë në një luftë me Venezuelën dhe u ankua që Kongresit nuk i ishte dhënë një përshkrim i detajuar i planeve ushtarake të administratës.
Disa senatorë republikanë - Xhosh Hollei (Josh Hawley), Xhon Hjustid (Jon Husted) dhe Roxhër (Roger) Marshall - i thanë entit mediatik “NewsNation” se nuk ishin në dijeni të detajeve të operacionit të djeshëm.
Senatori Marshall e quajti sekuestrimin e cisternës lajm, ndërsa pohoi se ShBA-ës duhet të ushtrojnë presion mbi Venezuelën.
Senatori i Teksasit, Ted Kruz (Cruz), megjithatë, argumentoi se sekuestrimi i cisternës tregon se të jesh trafikant droge është një ide e tmerrshme, duke shtuar se ai nuk pret një operacion ushtarak tokësor kundër Karakasit.
Senatori Kruz (Cruz) nuk pranoi të komentonte mbi mundësinë që presidenti mund t'i kërkojë Kongresit një deklaratë lufte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments