VENEZUELË | QEVERIA E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO DENONCOI SHBA-ës NË AVIACIONIN CIVIL NDËRKOMBËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Qeveria venezueliane e diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro ka paraqitur një ankesë kundër Shteteve të Bashkuara në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për shkelje të sovranitetit të saj në lidhje me njoftimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të mbyllur plotësisht hapësirën ajrore të Venezuelës dhe zonave përreth.
Në një deklaratë zyrtare, Ministri i Transportit Ramon Velaskuez Araguaian (Ramón Velásquez Araguayán) akuzoi Uashingtonin për ndërhyrje të paligjshme në aviacionin civil të Venezuelës, në shkelje të Shtojcës 17, të Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar.
“Shteti venezuelian, si pjesë e diplomacisë së tij të paqes, i ka denoncuar me shkrim Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil kërcënimet serioze ndaj hapësirës sonë ajrore që rrezikojnë sigurinë në këtë hemisferë”, deklaroi z. Velaskuez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments