top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | U ARRESTUA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I KONFEDERATËS SË PUNËTORËVE VENEZUELIANË HOZE ELIAS (JOSÉ ELÍAS) TORRES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Policia venezueliane ka arrestuar Hoze Elias (José Elías) Torres, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës së Punëtorëve Venezuelianë (CTV); një figurë historike në lëvizjen sindikale.


Lajmi u publikua nga disa organizata të të drejtave të njeriut, sipas të cilave, arrestimi u bë të shtunën në shtëpinë e udhëheqësit të sindikatës, ku u krye edhe një kontroll.


Observatori Venezuelian për Lirinë e Sindikatës denoncoi në mediat sociale virtuale se Policia Kombëtare Bolivariane e mori z. Torres pa asnjë justifikim.

 

Observatori argumentoi se nuk ka arsye për të ndaluar një udhëheqës të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e klasës punëtore.


OJQ-ja Provea gjithashtu dënoi ndalimin, duke e quajtur atë kriminalizimin e punëtorëve dhe një sulm të ri ndaj lirisë sindikale në Venezuelë.


Z. Torres, drejtor i përgjithshëm i CTV-së që nga viti 2016, i ka kushtuar dekada mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe në vitet e fundit i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë venezueliane të zbatojë reforma për të azhurnuar pagat dhe kushtet kontraktuale të miliona punonjësve të sektorit publik dhe privat, të cilët, janë pezulluar që nga viti 2022.


Arrestimi vjen mes tensioneve në rritje politike dhe sociale.


Për muaj të tërë, disa organizata kanë denoncuar një model të përsëritur të arrestimeve arbitrare dhe rasteve të zhdukjeve me forcë, në një klimë që vazhdon të tkurrë hapësirat demokratike në vend.


OJQ-ja Foro Penal raporton praninë e të paktën 884 të burgosurve politikë.


Një mision i pavarur i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi së fundmi për intensifikimin e persekutimit kundër kundërshtarëve, aktivistëve dhe udhëheqësve shoqërorë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page