top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E KRYETARES SË KUVENDIT TË RSH NË FORUMIN NDËRPARLAMENTAR TË EUROPËS JUGLINDORE TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 13, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Sot në Kuvendin e Shqipërisë filloi punimet “Forumi Ndërparlamentar i Evropes Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, i cili organizohet nga AP e OSBE-së, në bashkëpunim me Kuvendin.

 

Ne Forum marrin pjesë delegacionet në AP e OSBE-së nga Italia, Qipro, Greqia, Hungaria, Slovenia, Bosnje- Herzegovina dhe Mali i Zi.

 

Në seancën e hapjes së këtij Forumi përshëndeti Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla.

 

Shqipëria është një anëtare aktive e organizatës dhe këtë kontribut, përveçse nëpërmjet qëndrimeve aktive të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare, e materializuam edhe gjatë Presidencës në vitin 2020, kur, një periudhe delikate për paqen dhe sigurinë, iu shtuan edhe vështirësitë e pandemisë.


Ne jemi mbledhur sot në Shqipëri, në një vend të rajonit që prej vitesh e quajmë Europa Jug-Lindore, një term që e ka kapërcyer tashmë përmbajtjen gjeografike dhe ka marrë një konotacion të mirëfilltë politik.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe me termin tjetër, Ballkani Perëndimor.


Rrudhja e koncepteve gjeografikë dhe natyralizimi i tyre në koncepte të mirëfilltë politikë apo gjeopolitikë, nga njera anë është pasojë e shpejtësive të ndryshme të proceseve transformuese politike në atë që para tre dekadash quhej thjesht Europa Lindore.


Prandaj ndërgjegjësimi ynë për ndryshimin e këtij realiteti është shumë i rëndësishëm.


Shpejtësitë e ndryshme të proceseve demokratizuese e integruese kanë krijuar dhe mund të vijojnë të krijojnë implikime edhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë, në rajon e më gjerë.


Prandaj, sa më shumë të zhvillohen dhe sa më shpejt të integrohen vendet tona, aq më mirë mund të përballohen kërcënimet që vijnë nga jashtë rajonit, por edhe nga inercitë dhe zgjimi i pasojave apo demonëve nacionaliste brenda tij.


Demokratizimi, siguria dhe europianizimi zhvillohen paralelisht dhe mbështesin njeri-tjetrin.


OSBE nuk është vetëm një faktor për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë, por edhe një mbështetje e modernizimit dhe perëndimizimit të vendeve të rajonit tonë”, theksoi kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page