FILLON TURI ÇIKLISTIK I 80-të | MBAHET NGA DATA 22 DERI MË 26 MAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 19, 2023
- 3 min read

Nga data 22 maj deri më më 26 maj në Shqipëri do të mbahet aktiviteti sportiv me karakter ndërkombëtar “TURI I 80-të ÇIKLISTIK I SHQIPËRISË. Policia e Shtetit ka bërë publike masat policore me anë të cilave do të garantohet mbarëvajtja e turit, dhe njëkohësisht siguria e çiklistëve, masa të cilat do të shërbejnë gjithashtu për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore kombëtare dhe vendore. Aktiviteti sportiv çiklistik, ku marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës, dhe 150 garues, përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. 1- “Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi ‘Nënë Tereza’, Tiranë – Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30”. 2- “Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan – Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00”. 3- “Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan – Lushnjë – Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15”. 4- “Etapa e katërt starton më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë – Fier – Mbrostar Ura, Fier – Levan – Tepelenë dhe përfundon në Permet, në orën 18:30”. 5- “Etapa e pestë starton më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit –Tepelenë – Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00”. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe njëkohësisht u bën thirrje publike që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit të turit çiklistik. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: “Policia e Shtetit, bën publike masat për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore, gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, që nis më datë 22.05.2023 dhe përfundon më datë 26.05.2023. Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit. Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti. Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues. - Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë-Elbasan-Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30. - Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë-Elbasan-Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00. - Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan-Lushnjë-Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15. - Etapa e katërt starton më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë-Fier-Mbrostar Ura, Fier-Levan-Tepelenë dhe përfundon në Permet, në orën 18:30. - Etapa e pestë starton më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit-Tepelenë-Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00. Duke qenë se aktiviteti çiklistik përfshin gjatësi dhe itinerare rrugore në pjesën më të madhe të akseve kombëtare që lidhin jugun e Shqipërisë me qendra të tjera të rëndësishme, Policia e Shtetit apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në rrugët që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit.

___.png)

















Comments