top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | GJEVAHIR CEKA (NGA MAMURRASI) U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 hours ago
2 min read

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Hijet e Natës” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gjevahir Ceka, me moshë 51 vjeç, banues në Mamurras (Kurbin).


Njoftim | DVP Fier.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet e Natës”.


Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, dyshohet për t’i përdorur për veprimtari kriminale.


Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë.


Zbardhen 5 vjedhje automjetesh në qarkun Fier.


Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet e Natës”, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjes së automjeteve.


Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13.11.2026, kanë vjedhur dy automjete në fshatin Hekal, Mallakastër.


Në vijim të hetimeve, janë dokumentuar edhe 3 raste të tjera të vjedhjes së automjeteve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:


-Më datë 08.01.2026, në fshatin Feras, Divjakë, kanë vjedhur një automjet;


-Më datë 13.09.2026, në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, kanë vjedhur një automjet;


-Më datë 18.10.2026, në fshatin Dushk, Lushnjë, kanë vjedhur një automjet.


Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Lezhë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.


Ndërkohë, vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page