FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KA BAZË PËR NEGOCIATA ME UKRAINËN; AJO PO MILITARIZOHET.

Moskë, Federata Ruse | “Për momentin, nuk ka parakushte për fillimin e negociatave të paqes me Ukrainën, megjithëse Rusia mbetet e hapur për negociata të tilla”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, duke komentuar thirrjen e presidentit amerikan dhe atij ukrainas për një armëpushim në sektorin e energjisë.
“Ukraina po militarizohet gjithnjë e më shumë”, - tha zëdhënësi Peskov, i cituar nga agjencia e vendore e lajmeve “Interfax”.
“Shtetet evropiane po kërkojnë fonde gjithnjë e në rritje për blerjen e armëve.
Regjimi i Kievit vazhdon aktivitetet e tij, të cilat janë kryesisht terroriste”, - tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments