FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PAKËNAQËSIA GJERMANE LIDHET ME REFUZIMIN E GAZIT RUS.

Moskë, Federata Ruse | “Humbja e CDU-së së kancelarit Fridrish Merc (Friedrich Merz) në zgjedhjet vendore në Gjermani është pasojë e përkeqësimit të situatës ekonomike në vend, e lidhur me refuzimin nga qeveria të burimeve energjetike ruse me çmime të përballueshme”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Vërejmë se, në një masë të madhe, rënia e konkurrueshmërisë së ekonomisë gjermane është për shkak të faktit se Gjermania ndaloi blerjen e gazit të lirë rus dhe filloi të blinte gaz shumë më të shtrenjtë, ndonjëherë edhe disa herë më të shtrenjtë, në treg nga vendet e tjera, veçanërisht ShBA-ës”, - tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments