FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: QËNDRIMI I AfD-së NDAJ NESH VETËM MUND TË VLERËSOHET.

Moskë, Federata Ruse | “Qëndrimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën vetëm mund të mirëpritet”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, kur u pyet nga media për të komentuar mbi raportet se përfaqësuesit e palës gjermane po përpiqen të krijojnë marrëdhënie normale me Moskën.
“Nuk e kam këtë informacion, por ne mund ta vlerësojmë vetëm pozitivisht një forcë politike në Gjermani, popullariteti i së cilës është vazhdimisht në rritje, gjë që tregon dëshirën e saj për të përmirësuar marrëdhëniet me vendin tonë”, - tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments