ENTI MEDIATIK AMERIKAN “TIME”: NUMRI I TË VRARËVE NGA REGJIMI ISLAMIK I AJATOLLAHËVE MUND TË KETË KALUAR SHIFRËN 30 MIJË VETËM PËR 48 ORË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 25
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Vetëm gjatë dy ditëve të 8 dhe 9 janarit, më shumë se tridhjetë mijë (30000) njerëz mund të jenë vrarë në rrugët e Iranit”.
Kështu raporton enti mediatik amerikan “Time” - duke cituar dy zyrtarë të lartë nga Ministria iraniane e Shëndetësisë, të cilët folën në kushte anonimiteti.
Burimet raportuan se në ato dy ditë, një të enjte dhe një të premte, furnizimet me qese për trupa mbaruan dhe ambulancat u zëvendësuan nga kamionë me tetëmbëdhjetë rrota.
“Vlerësimi prej 30304 vdekjesh - shkruan enti mediatik “Time” - nuk merr parasysh të plagosurit e shtruar në spitalet ushtarake që vdiqën më vonë, ose viktimat në zonat ku nuk u dha numri i të vdekurve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments