top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENDRI SEITI; LUAN TAFALLA; LULZIM LAMI DHE LUAN SULAJ DYSHOHEN SI KRYESORËT E GRUPIT QË TRAFIKOI QINDRA EMIGRANTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 14, 2024
  • 2 min read

Updated: Apr 18, 2024

Tiranë, Shqipëri | Grupi i strukturuar kriminal i përbërë nga 26 veta të përfshirë në trafik emigrantësh të paligjshëm nga Bangladeshi në drejtim të Shqipërisë dyshohet se kishte në krye z. Endri Seiti.

 

Grupi funksiononte në dy fraksione.

 

Fraksioni i parë merrej me sigurimin e kontratave në mënyrë të rreme dhe pajisjen me viza pune.

 

Fraksioni i dytë merrej me kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, dhe më pas në drejtim të Serbis, me stacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.

 

Sipas hetimeve të SPAK të nisura rreth një vit më parë në një periudhë 6 mujore në Shqipëri kanë mundur të hyjnë mbi 250 persona nga Bangladeshi.

 

Ata punësoheshin fiktivisht në bizneset e 11 personave që u arrestuan (kryesisht në fasoneri).

 

Kundrejt pagesës prej 5 mijë euro ata vinin në Shqipëri duke ndjekur rrugën nga aeroportet e Emirateve të Bashkuara, dhe priteshin në Rinas nga anëtaret e grupit të trafikantëve.

 

SPAK si organizator të këtij grupi, bën të dyshuar biznesmenin e arrestuar z. Endri Seiti, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se ai përdorte njohjet e tij për të bërë kontratat fiktive për emigrantën.

 

Si organizator, SPAK dyshon edhe z. Luan Tafalla. Sipas hetimeve rezulton se ai paraqitej në Rinas për të pritur emigrantët dhe më pas i akomodonte.

 

Z. Tafalla më pas kontaktonte të arrestuarin Luan Sulaj i cili dyshohet se siguronte transportin nëpërmjet grupit kriminal të Kukësit, për t’i kaluar emigrantët në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.

 

Përgjimet e SPAK, kanë provuar se në muajin shtator të vitit 2023, në ambientet e një restoranti, z. Luan Sulaj është konstatuar në shoqërinë e personave nën hetim penal, konkretisht të z. Luan Tafalla, të z. Endri Seitit dhe të z. Lulzim Lami.


Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page