top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SOT NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NISI STËRVITJA USHTARAKE SHUMËKOMBËSHE E KODUAR “DEFENDER EUROPE ‘25”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25” ka nisur zyrtarisht sot në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.


Kjo stërvitje zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.


Defender Europe ’25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.


Trupat ushtarake u nisën nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku po  zhvillohen fazat intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terren të vështirë.


E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page