top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL: KABINETI I SIGURISË MIRATOI 22 VENDBANIME TË REJA NË BREGUN PERËNDIMOR | KËSHILLI JESHA (YESHA) THA SE VENDIMI SEKRET I QEVERISË ISHTE VENDIMI MË I RËNDËSISHËM QË NGA VITI 1967.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kabineti i sigurisë i Izraelit votoi fshehurazi javën e kaluar për të miratuar krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor”, raportuan mediat hebraike, përfshirë gazeta Kohërat e Izraelit (Times of Israel).


Mocioni thuhet se u prezantua nga Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), dhe Ministri i Financave, Bezalel Smotriç (Smotrich).


Agjencia e lajmeve “Israel Hayom” raporton se qeveria synon të përdorë vendbanimet e reja për të forcuar praninë izraelite përgjatë Rrugës 443, e cila, lidh Jerusalemin dhe Tel Avivin nëpërmjet Modiin-it.


Një pjesë e kësaj rruge kalon nëpër Bregun Perëndimor.


Z. Israel Ganz, kryetar i Këshillit Jesha (Yesha) - organizata ombrellë e këshillave të ndryshme komunale që përfaqësojnë hebrenjtë në Bregun Perëndimor - tha se vendimi sekret i qeverisë ishte vendimi më i rëndësishëm që nga viti 1967, kur Izraeli fitoi kontrollin mbi sipërfaqe të mëdha toke në Bregun Perëndimor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page