top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMRAT E 20 QYTETEVE QË DO TË MONITOROHEN ME SISTEME VËZHGIMI | PROJEKTI DO TË KUSHTOJË 60 MILIONË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Zbulohen emrat e 20 qyteteve në Shqipëri që do të monitorohen me sisteme vëzhgimi.

 

Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

 

Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.

 

Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura në kërkim (alert).

 

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

 

Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.

 

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë €, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”.

Tiranë.

Durrës.

Kamëz.

Kavajë.

Krujë.

Laç.

Lezhë.

Rrëshen.

Shkodër.

Elbasan.

Pogradec.

Korçë.

Lushnje.

Fier.

Berat.

Vlorë.

Sarandë.

Gjirokastër.

Peshkopi

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page