EMISIONI “REPORT” I ENTIT ITALIAN MEDIATIK RAI 3 DO TË TRANSMETOJË SOT NJË INTERVISTË EKSKLUZIVE TË ISH-KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ARBEN AHMETAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 2, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Emisioni “Report”, i entit italian mediatik Rai 3, do të transmetojë sot një intervistë ekskluzive të ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj, i cili, prej muajit korrik të vitit të kaluar - kur Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) - lëshoi urdhërarrestin ndaj tij gjendet në arriti.
Ndër të tjera në intervistën televizive, z. Ahmetaj pretendon se ka të dhëna që tregojnë se krerët e agjenturës hsqiptare të krimit ordiner marrin para publike dhe leje ndërtimi për pastrimin e parave.
“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes ‘presta nome’, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit . Kordinohen me Edi Ramën”, tha në intervistë z. Ahmetaj.
Sipas akuzave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj - tashmë në arrati - kryeministri Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.
“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”, tha ai.
Z. Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë.
Kryeministri Rama e quan ish-zëvendësin e tij të pabesueshëm.
“Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Rama pranon takimin me z. Luftar Hysa, i cilësuar nga autoritetet kanadeze si riciklues i parave të kartelit meksikan të Sinaloas, por mohon që të ketë patur një takim të dytë mes tyre.
“E kam takuar njëherë, pastaj kurrë më”, tha kryeministri Rama.
Gazetarët e RAI përfshijnë në investigimin e tyre edhe figura të njohura të politikës italiane, siç është rasti i ish-kryeministrit Massimo D’Alema, që sipas gazetarëve “Shqipëria për të ka rezultuar vendi i suksesit”.
Në vitet e fundit shumë biznesmenë italianë kërkojnë fatin përtej Adriatikut.
Midis tyre z. Massimo D’Alema. Emisioni “Report” ka zbuluar që vitin e shkuar, ish-kryeministri italian ka hapur në Tiranë një shoqëri lobimi “A&I”, ku deri pak muaj më parë kompanitë e sapo krijuara nuk paguanin asnjë taksë.
“Kjo kompani në Shqipëri merret me kriptovalutë”, pretendon z. Arben Ahmetaj.
I pyetur nga emisioni “Report”, z. D’Alema e mohon këtë gjë.
Ndërkohë në Tiranë që nga viti 2019 ka hapur dyert “Consulcesi tech”, firmë që ka inauguruar në Maltë një fond të specializuar mbi investimin në kriptovalutë.
Kjo kompani përfaqësohet nga z. Massimo Tortorella, ish-ortak i z. D’Alema në biznesin e verës.
Në vitin 2019, z. D’Alema dhe kryeministri Rama inauguruan së bashku në Tiranë nisjen e aktivitetit të “Consulcesi Tech”, duke marrë pjesë në një takim mbi blockchain, vijon në tej eminisoni “Report”, në Rai3.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





































