top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN: ZJARR TE VENDGRUMBULLIMI I MBETJEVE; TYMËRA TË ZINJ STERRË DHE ERËRA TË RËNDA NË ZONAT E BANUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read
ree

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një vatër zjarri shpërtheu sot pasdite në fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si “Landfilli”, pranë Inceneratorit të Elbasanit, në periferi të qytetit.

ree

Zjarri po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.


Flakët shoqërohen me shtëllunga të dendura tymërash të zinj që janë ngritur në ajër dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara të qytetit duke krijuar një re të madhe dhe ndotjeje mbi Elbasan.

ree

Bashkë me tymërat qytetarët po përballen me një aromë të padurueshme që ka përfshirë një pjesë të mirë të qytetit dhe zonave përreth.


Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe aromave helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.


Forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje dhe po përpiqen të përballojnë flakët. Përmasat e zjarrit dhe lloji i materialeve që po digjen, të cilat, përfshijnë mbetje plastike, organike dhe të tjera të rrezikshme e bëjnë ndërhyrjen tepër të vështirë për tu realizuar me sukses.

ree

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page