ELBASAN: AUTORITETET E DREJTËSISË PENALE I SEKUESTRUAN PASURI MATERIALE ARJAN KAMANIT I DËNUAR NË MBRETËRINË E BELGJIKËS PËR SHFRYTËZIM FEMRASH PËR PROSTITUCION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 24
- 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shqiptoi vendim për:
1- Konfiskimin e pasurive materiale të:
a- Z. Arjan Kamani, i dënuar penalisht nga autoritetet e Drejtësisë Penale në Mbretërinë e Belgjikës, për shkelje penale të parashikuar si:
a- “Ushtrim prostitucioni”, me 5 vjet heqje lirie dhe me gjobë prej 84 mijë € (së bashku me disa subjekte kriminalë me origjinë shqiptare).
Konfiskimi i pasurive materiale u bë me kërkesë vendore të Prokurorisë, konkretisht:
1- Objekt me funksion bar, restorant dhe hotel (i ndodhur në zonën kadastrale fshatin Malasej (Gostimë), Cërrik).
2- Një automjet i markës “Lamborghini”.
Autoritetet vendore të hetimit penal janë duke kryer veprime proceduriale penale në funksion të zbulimit të identiteteve të subjekteve të tjerë të dënuar penalisht nga autoritetet belge me qëllim sekuestrimin dhe më pas konfiskimin edhe të pasurive të tyre materiale.

Njoftim | Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.
Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.
Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments