top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKUROIA E ELBASANIT SEKUESTROI 14 PASURI MATERIALE TË MARSEL ARANIT | I DËNUAR NË ITALI PËR SHFRYTËZIM FEMRASH PËR PROSTITUCION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read
ree

Elbasan, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan konfiskoi katërmbëdhjetë (14) pasuri materiale në pronësi të:

1- Z. Marsel Arani (i dënuar penal nga autoritetet e Republikës së Italisë për shfrytëzim femrash për prostitucion në funksion të fitimit material).


Konfiskimi u vendos pas përfundimit të gjykimit të çështjes penale nr. 808, e vitit 2017, ku u konstatua se z. Arani kishte përfituar të ardhura nga veprimtaritë kriminale në Itali dhe i kishte përdorur në Shqipëri për investime në prona të patundshme dhe automjete të tjera me vlerë.


Sipas hetimeve penale të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane të hetimit penal, të ardhurat janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme; dhe për ngritjen e një veprimtarie tregtare në fushën e qiradhënies së automjeteve në Elbasan.

 

PASURITË MATERIALE TË KONFISKUARA.

1- Një apartament në Durrës;

2- 11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz; Audi SQ; Maserati; BMW; Suzuki; Fiat; Volkswagen; Jeep);

3- Një motoçikletë BMW;

4- Një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page